Home Lajme Parashikimi i frikshëm i medieve të huaja: Rezultati i zgjedhjeve mbrëmë do...

Parashikimi i frikshëm i medieve të huaja: Rezultati i zgjedhjeve mbrëmë do t’i hapë probleme perëndimit

Agjensionet botërore të gazetave kanë raportuar mbrëmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, duke vlerësuar se fitorja e Vetëvendosjes dhe Kurtit komplikon përpjekjet e perëndimit për të zgjedhur kontestin mes Beogradit edhe Prishtinës dhe bisedimet për normalizimin e raporteve mes dy palëve nuk ishin prioritet nga asnjë subjekt politik në këto zgjedhje, shkruan “Reuters”

Agjensia britanike “Reuters” ka versuar se lëvizja Vetëvendosje është në prag të fitores së madhe, por “ky rezultat komplikon përpjekjet e perëndimit të zgjidh kontestin disa dekada të gjatë me Serbinë”.

“Lideri i Vetëvendosjes Kurti , që ishte kryeministër për disa muaj në vitin që shkoi, ka fituar shumicën në bazë të premtimit se do luftojë korrupsionin dhe vjedhjen dhe nuk do ketë kompromis në dialogun me Serbinë, që e ka humbur kontrollin që nga 1999 pas bombardimeve të NATO-së”, thuhet në tekstin e Rojters, me përkujtimin se Kurti në ditën e zgjedhjeve ka deklaruar se Kosova “ është shtet i pavarur dhe i kthehet popullit dhe sovranitetit “.

Gazeta Reuters thotë se Serbia “e mbështetur nga Rusia, nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe kërkon nevojën e mbrojtjes së drejtave të pakicës serbe “.

“Biseduesit nga BE dhe ShBA nuk ia dolën të arrijnë kompromis që Kosovës do i mundësohej të hyjë në organizata ndërkombëtare si në OKB edhe NATO. Me një të tretën e qytetarëve të papunë dhe GjDP prej 4300 dollarë për kokë banori, Kosova është ndër shtetet më të varfra në Ballkanin perëndimor” thotë gazeta.

AP raporton se votuesit në Kosovë u dashtë të dalin jashtë “nëpër motin shumë të ftohtë dhe temperatura deri – 10 gradë, për të arritur deri në qendrat e vend-votimit”.

“Votimi erdhi në kohën e vështirësive dhe problemeve në përballjen me pandemi dhe ndalimin e bisedimeve me Serbinë armike, Kabineti i ri duhet të përballet me sfida që të ngritët ekonomia në këmbë, të ulet numri i papunësisë pas luftës me pandemi, por edhe luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin” njofton AP.

Agjensia amerikane AP shton se bisedimet për normalizimin me Serbinë, që u ndaluan vitin e kaluar nuk ishin prioritet i asnjë subjekti politik në zgjedhje.

Lidhur me zgjedhjet ka raportuar edhe agjensioni rus TASS, që shkurt ka vlerësuar se fitues i këtyre zgjedhjeve me gjasë do të jetë “partia e të djathtës Vetëvendosje”.

Most Popular