Home Lajme Parashikimi i motit për sot: Këto do të jenë temperaturat

Parashikimi i motit për sot: Këto do të jenë temperaturat

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme, raporton Gazeta Express.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë me erë pasdite.

15.02 – Shumë ftohtë, me erë pasdite.  Pjesërisht vranët me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore.  Në mbrëmje kthjellime.

16.02 – Në mëngjes shumë ftohtë.  Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare. 

17.02 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes mbetet ftohtë.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen, aty këtu me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.

18.02 – Paradite pjesërisht vranët, ditën kryesisht me diell.

19.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat minimale pas një rënie edhe deri në -11C, ditëve të ardhshme fillojnë të rriten deri në -2C, të enjten, ndërsa maksimalet gradualisht shënojnë rritje nga 0C, të hënën, deri në 9C ditën e premte.

Edhe ditën e hënë parashihet të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-13m/s, e nga dita e martë kryesisht me qetësi dhe era të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje shumë lartë mbi vlera normale, e megjithë një tendencë të rënies mbetet mbi vlera normale.

Most Popular