Home Sport Salah, ka një mesazh për tifozët pas disfatës nga Leicester City

Salah, ka një mesazh për tifozët pas disfatës nga Leicester City

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka një mesazh për tifozët e Liveproolit pas disfatës nga Leicester City.

Liverpooli kishte humbur ndeshjen në udhëtim ndaj Leicester Cityt, skuadra e Klopp pësoi disfatë në minutat e fundit ku ishte duke udhëhequr me golin e Salah, por që gabimet i kushtuan me humbje, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli do të ndeshet me RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe egjiptiani ka një mesazh për tifozët në këtë kohë të vështirë për klubin. Salah zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të shprehur angazhimin e tij për klubin.

“Ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte. Ne jemi Kampionë dhe do të luftojmë edhe më tej si Kampionë”, tha Salah.

“Ne nuk do të lejojmë që ky sezon të na përcaktojë vetëm shkaku i disa nga rezultatet e fundit. Këtë ua premtoj të gjithë juve”, përfundoi Mohamed Salah.

Përndryshe, Liverpool dhe Leipzig do të ndeshen në Hungari shkaku i anulimit të fluturimeve me Anglinë dhe frikës së variantit të ri të COVID-19.

Most Popular