E martë, 22 Qershor, 2021

Skenderaj/Partia që nuk ka marrë asnjë votë!

Në zgjedhjet e së dielës, në komunën e Skenderajt kanë garuar 28 subjekte politike, kurse pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje është 38.34{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

Në mesin e 28 partive politike, ka parti që nuk ka marrë asnjë edhe një votë të vetme.

Është SDS-ja (Srspki Demokratski Savez) ajo që ka 0 vota. Ka të tilla që kanë marrë nga një votë, e ato janë; LPB, KZ dhe NDS.

Pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Skenderajt, përkatësisht përpunimit të 74 vendvotimeve, Partia Demokratike e Kosovës ka dal të jetë subjekti më i votuar me gjithsej 13,403 vota, ose 72.29{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

Pas saj subjekti më i votuar është Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën kanë votuar 3,446 votues, ose 18.59{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet subjekti i tretë më radhë, me 477 vota (2.57{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}), pasojnë NISMA me 463 vota (2.50{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 322 vota ose 1.74{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.