Home Sport Trepça 89 dhe Arbëria ndajnë pikët në Riza Lushta

Trepça 89 dhe Arbëria ndajnë pikët në Riza Lushta

KF Trepça 89 dhe Arbëria kanë barazuar në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.

Arbëria e filloi takimin bindshëm dhe shënuan shpejtë, ishte Hot i cili shënoi në min (4’) për të zhbllokuar rezultatin dhe për ti dhënë avantazhin mysafirëve, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Arbërisë.

Në pjesën e dytë, Trepça kërkonte golin vazhdimisht, por u desh të presë pak kohë deri sa ta arrijë atë.

Ishte Shala i cili barazoi shifrat në min (70’) për të barazuar gjithçka në Riza Lushta.

Rezultati përfundimtar, KF Trepça 89’ 1-1 Arbëria.

Most Popular