Home Lajme Gjenden mbetje mortore, personi kishte veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së

Gjenden mbetje mortore, personi kishte veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së

Stacioni policor në Gjakovë ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të një personi të paidentifikuar në varrezat e qytetit të kësaj komune, në lagjen Brekoc.

Policia njofton se trupit i ishin gjetur veshja ushtarake dhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore të Policisë së Gjakovës, rajonalet dhe pritet të dalë edhe Njësia qendror e Hetimit të Krimeve të Luftës.

“Gjakovë ka pranuar informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë më lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar, që ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së. Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë. Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty”, thuhet në njoftimin policor.

Most Popular