Home Sport Magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje

Magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje

Liga e Kampionëve do të rikthehet sërish në ekranet televizive dhe sot do të shohim dy super sfida.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00 në tempullin e Camp Nou, shkruan lajmi.net.

PSG, njësoj sikurse Barcelona, janë të ‘etur’ për të fituar një Ligë të Kampionëve dhe prandaj do të luftohet shumë për këtë ndeshje.

Në anën tjetër, një ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Leipzig dhe Liverpool.

Leipzigu ndeshjen e parë dhe atë si vendas në kuadër të kësaj faze të garës do ta zhvillojë në Puskas Arena të Budapeshtit.

Gjëja më ‘negative’ nga këto dy ngjarje të fundit është se të dyja ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar.

Most Popular