Home Sport Mbappe "gjunjëzon" me hat-trick Barcelonën, francezët me një këmbë në çerekfinale

Mbappe “gjunjëzon” me hat-trick Barcelonën, francezët me një këmbë në çerekfinale

Me Mbappe në superformë i cili realizoi hat-trick PSG ka bërë një ndeshje të madhe në Camp Nou teksa ka shkatërruar 1-4.

Barcelonën në ndeshjen e parë të Champions. Katalanasit në fakt e nisën mirë ndeshjen duke shënuar të parët me Messin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Megjithatë PSG nuk u dorëzua dhe barazoi 5 minuta më vone me Mbappe.

Me fillimin e pjesës së dytë francezët ishin të pa përmbajtshëm duke realizuar sërish me Mbappe 65′ 85′ dhe Kean 70′. Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet më 10 mars ku PSG tashmë është favorit për të kaluar në çerekfinale.

Most Popular