Home Sport Paredes për Messin: Ne flasim shumë për këtë në dhomat e zhveshjes

Paredes për Messin: Ne flasim shumë për këtë në dhomat e zhveshjes

Leandro Paredes, një ditë përpara ndeshjes ndaj Barcelonës, ka thënë se ata bisedojnë shpesh për transferimin e Lionel Messit në klubin e tyre.

Mesfushori argjentinas, konfirmoi edhe një herë se PSG janë shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e bashkëkombasit të tij.

Megjithatë, Paredes tha se ata janë më të interesuar një herë për ndeshjen ndaj Barcelonës, transmeton lajmi.net.

“Ne bisedojmë shumë mbi çështjen e Messit, mirëpo tani nuk dua të flas për një gjë të tillë. Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe dua të fokusohem vetëm aty”, u shpreh mesfushori.

Ai tutje shpjegoi se të luash kundër Messit do të thotë të konsolidoheni më shumë në mbrojtje dhe ta mbani topin më shumë.

PSG së fundmi kanë shprehur shumë interesim për të transferuar kapitenin e Barcelonës në klubin e tyre gjatë verës./

Most Popular