Home Sport Zbulohet klauzola e fshehtë e Suarez në kontratën me Atleticon

Zbulohet klauzola e fshehtë e Suarez në kontratën me Atleticon

Luis Suarez ka klauzolë të fshehtë që nuk do ta përdorë në kontratën e Atletico Madrid.

Ish sulmuesi i Liverpool Luis Suarez mund të ketë mundësinë të kthehet në Premier League sezonin e ardhshëm me një klauzolë të fshehtë në marrëveshjen e tij të Atletico Madrid – por ai nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin e tij të largimit.

Uruguajani ka shkëlqyer këtë sezon me Los Colchoneros dhe po kryeson garën si golashënuesi më i mirë në La Liga, me 16 gola në 18 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Por tani është zbuluar se ai ka një klauzolë të fshehtë në kontratën e tij që do ta lejonte atë të largohej falas më 30 qershor pas vetëm një viti nga marrëveshja e tij.

Duke pasur parasysh formën e tij mahnitëse, kjo mund të jetë interesante për klubet në të gjithë botën, përfshirë Premierligën.

Por klauzola kryesisht duket e pakuptimtë duke pasur parasysh se si kanë shkuar gjërat për Suarez në Atletico.

Sipas Marca, sulmuesi me përvojë nuk ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e tij të largimit, pasi është i lumtur në klubin e tij të ri duke punuar me Diego Simeone.

Most Popular