Home Lajme U përkujdes për sigurinë e Thaçit për shumë vite, ky është politikani...

U përkujdes për sigurinë e Thaçit për shumë vite, ky është politikani i cili po mbrohet tani nga ai

Kryetari i Gjilanit, Lutfi  Haziri ka uruar sot të gjithë qytetarët në 13 vjetorin e pavarësisë.

Haziri tha se kjo Republikë vjenese na gëzon të gjithëve, por duhet të bëjmë më shumë që shqiptarët e Kosovës Lindore, ajo pjesë e pazgjidhur të mos harrohet dhe të jetë në plotninë e saj.

Tutje ai shtoi se për Republikën kanë derdhur gjak breza e gjenerata të tëra, por në fund ne po e gëzojmë dhe po e rrisim këtë vend.

Ajo çfarë bie në sy në urimin e Hazirit është truproja që gjendej prapa tij, e që në fakt për shumë vite pas luftës ishte truproja i Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës.

Qemajl Velekinca ishte përkujdesur për shumë vite për sigurinë e Thaçit, në kuadër të Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës ndërsa tani duket se i njëjti ka kaluar në sigurinë e afërt të Lutfi Hazirit.

I njëjti madje ishte përkujdesur për sigurinë e Thaçit edhe në kohën e vizitës së tij tek Liqeni i Ujmanit dhe në veri të vendit.

Siç duket përpos miqësisë së mirë që patën Thaçi dhe Haziri, tashmë kanë edhe mbrojtjen e njëjtë.

Most Popular