Home Lajme Vajza më e njohur në vend

Vajza më e njohur në vend

Kjo që shihni në foto, është Pavarësie Sopa. Mbase personi më i përfolur i asaj kohe.

Nuk ka si të mos jetë kështu, ngaqë ishte foshnja e parë që kishte ardhur në jetë, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Vetëm pak minuta pas aktit më historik për popullin e Kosovës – leximit të deklaratës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran,Familja Sopa ishte shtuar edhe me një anëtar të ri. Se si do të quhej, nuk kishte dilema. Emrin e saj tashmë e kishte shkruar historia.

Pavarësie Sopa, vajza që erdhi në jetë më 17 shkurt të vitit 2008, afërsisht 5 minuta pasi vendi kishte shpallur mëvetësinë.

Së bashku me shtetin e Kosovës, sot ajo i gëzohet ditëlindjes së 13.

Most Popular