Home Lajme Largohen dhe kthehen në punë minatorët që mbajtën grevë për paga

Largohen dhe kthehen në punë minatorët që mbajtën grevë për paga

Grupi prej 12 minatorësh që u futën në grevë më 12 shkurt për shkak të pagave, më 16 shkurt u vendos të largohen përkohësisht nga puna, për shkak të siç thuhet në arsyetim “kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës”.

Por ky vendim ishte në fuqi vetëm deri sot, kur drejtori i “Trepçës”, arriti marrëveshje me punëtorët që të njëjtit të kthehen në punë dhe në rastet kur kanë pakënaqësi ta njoftojnë drejtorin.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

“Pas një takimi me drejtorin janë marrë vesh që në raste të pakënaqësisë ta njoftojnë drejtorin dhe të mos hyjnë në grevë pa paralajmërim. Ata janë kthyer në punë dhe do të vazhdojnë siç kanë qenë më herët”, tha Osmani për Sinjali.

Vendim i siguruar nga Mitropol

Most Popular