Home Sport Si ia mori Argjentina Spanjës Lionel Messin?

Si ia mori Argjentina Spanjës Lionel Messin?

Jose Pekerman ka shpjeguar sesi Argjentina, siç thotë ai, ia vodhi Spanjës Lionel Messin, pavarësisht se ylli i Barcelonës kishte shumë mundësi ta përfaqësonte furinë e kuqe.

Pekerman ishte trajner i Kombëtares së Argjentinës nga viti 2004 deri në vitin 2006, transmeton Gazeta Express.

Messi debutoi për Argjentinën më 17 gusht të vitit 2005, nën udhëheqjen e Pekerman.

“Praktikisht ne ia vodhëm atë Spanjës. Ne pamë video të tij dhe lexuam lajme për një djalosh nga Rosario”, tha Pekerman për TNT Sports.

“Ne e bëmë një plan që ai të luante për ne, sepse Spanja ishte vënë pas tij. Ai do të luante për Spanjën. Prindërit e tij e lejuan atë të vendosë vetë”, tregoi ai.

“Fjalët e Messit ishin ‘unë jam argjentinas dhe dua të luaj për Argjentinën’. Ishte vendimi i tij, që e mori me zemër”, shtoi ai.

Most Popular