Home Lajme 11 veteranë të UÇK’së sot dalin para gjykatës

11 veteranë të UÇK’së sot dalin para gjykatës

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK-së do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër të akuzuarit, me anë të një postimi në Facebook.

“Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së.Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktesisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015”, ka shkruar Qeriqi.

Most Popular