Home Fun 24 krijesat më të rrezikshme në botë dhe numri i njerëzve që...

24 krijesat më të rrezikshme në botë dhe numri i njerëzve që vrasin çdo vit

Sulmet fatale nga kafshët mund të jenë paksa më ndryshe ngase e keni menduar.

Prospekti i sulmit fatal nga një kafshë është mjaftë i frikshëm, por a e dini se cila kafshë iu rrezikon më së shumti? Këto të dhëna janë marrë nga National Geographic, duke rankuar 24 kafshët që vrasin më së shumti njerëz çdo vit.

24.Aligatori – një vrasje në vit. Më shumë keni rrezik të vdisni nga një makineri e shitjeve sesa një aligator.

23.Peshkaqeni – 5 vrasje në vit. Edhe pse njerëzit janë të tmerruar nga peshkaqenët, ata vrasin shumë pak persona.

22.Ujku – 10 vrasje në vit. Për shkak se tani ujqit nuk jetojnë në zona të banuara nga njerëzit, vetëm 10 persona vriten në vit nga ujqit.

21.Kali – 20 vrasje në vit. Edhe pse janë kafshë të buta, çdo vit rreth 20 aksidente ndodhin me kuaj që qojnë deri në vdekje të njerëzve.

20.Leopardi – 29 vrasje në vit. Ato nuk janë kafshë shumë agresive, vetëm në rast se popullata e tyre është në rrezik, shkruan lajmi.net.

19.Milingona – 30 vrasje në vit. Janë të vogla, por mund të jenë të rrezikshme nëse sulmojnë së bashku.

18.Kandili i detit – 40 vrasje në vit. Ato shpesh mund të ua prishin ditën në plazh, dhe rreth 200 mijë pickime nga ato ndodhin çdo vit, por vetëm 40 janë fatale.

17.Bleta – 53 vrasje në vit. Vrasjet nga bletët zakonisht shkaktohen nga alergjia.

16.Dreri – 130 vrasje në vit. Mund të duken shumë të buta nga natyra, por mund të jenë mjaftë të rrezikshme gjatë dimrit.

15.Bufalo afrikan – 200 vrasje në vit. Ata janë mjaft agresiv, më së miri është të mos afroheni shumë.

14.Luani -250 vrasje në vit. Ata janë predator që e shohin njeriun si pre, sidomos nëse janë rritur në natyrë.

13.Elefanti – 500 vrasje në vit. Elefantët do të respektojnë hapësirën tënde nëse ti i respekton të tyren. Nëse ata ndjehen të rrezikuar do të sulmojnë.

12.Hipopotami – 500 vrasje në vit. Mos u mashtroni nga natyra e tyre prej gjumashi, ata janë shumë agresiv, një prej kafshëve më agresive që ekzistojnë.

11.Krokodili – 1,000 vrasje në vit. Ata janë oportunist, do të sulmojnë në momentin e parë që kanë.

10.Shiriti i zorrëve – 2,000 vrasje në vit, shkruan lajmi.net. Ato futen në sistemin e njeriut përmes ujit ose ushqimit. Njerëzit mund të jetojnë me të në trup për vite të tëra pa e kuptuar deri sa të bëhet infeksioni serioz.

9.Krimbi i rrumbullakët – 2,500 vrasje në vit. Ata zakonisht hynë në trup të njeriut përmes papastërtive dhe shkaktojnë probleme të mëdha me tretjen.

8.Akrepi – 3,250 vrasje në vit. Të shmangni një akrep është shumë normale, mirëpo vetëm 2 tipa të akrepave kanë potencial të vrasin një njeri: akrepi i Izraelit dhe akrepi i verdhë brazilian.

7.Kërmilli i ujit – 10,000 vrasje në vit. Ato e infektojnë ujin me parazit që shkaktojnë probleme të shumta, që mund të qojnë deri në kancer të fshikëzës urinare.

6.Insekti vrasës – 10,000 vrasje në vit. Ato bartin parazite përmes jashtëqitjeve të veta. Shkaktojnë një sëmundje të njohur si sëmundja Chagas, që shkakton simptoma akute, si ënjtje të zemrës dhe trurit.

5.Miza – 10,000 vrasje në vit. Ato bartin shumë infeksione dhe sëmundje që shkakton vdekjen brenda disa viteve.

4.Qentë – 25,000 vrasje në vit. Qentë e tërbuar janë shumë të rrezikshëm. Edhe nëse nuk ju vret sulmi, infeksioni mund të iu vras.

3.Gjarpri – 50,000 vrasje në vit. Edhe pse në pjesë të qytetëruara, rreziku i sulmit është i vogël, në zonat më rurale nuk ka as ndihmën e duhur për të shpëtuar jetë.

2.Njeriu – 475,000 vrasje në vit. Edhe njeriu është një kafshë, edhe është e dyta në botë për numrin e vrasjeve që bën.

1.Mushkonja – 1,000,000 vrasje në vit. Mund të iu duket e pabesueshme, por mushkonjat janë kafsha më e rrezikshme në botë. Ato transmetojnë malarien, dhe virusin e Nilit vazhdimisht, duke shkaktuar shumë vdekje gjatë gjithë kohës. /lajmi.net

Most Popular