Home Lajme Anton Quni kandidat për kryetar të Lidhjet Demokratike të Kosovës

Anton Quni kandidat për kryetar të Lidhjet Demokratike të Kosovës

Anton Quni, kandidat për kryetar të LDK’së.

Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK’së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka shtuar tutje Quni.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

Most Popular