Home Lajme Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme.

-Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti Qendrës së Numërimit, ora 8:30)

– Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 247- të. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 10:00)

– Drejtësia Sot mban konferencën për media me temën “Arsyet prapa mungesës së efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e veprave penale korruptive”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Gjykata Themelore në Gjakovë do të japë verdiktin për ish-kryetarin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ora 13:30)

Most Popular