Home Lajme VIDEO/ Jeta e këpuctarit nga Skenderaj

VIDEO/ Jeta e këpuctarit nga Skenderaj

Selim Sylejmani nga Skenderaj, punon prej 38 vjetësh si këpucëtar, profesion të cilin e ka të trashëguar nga babai, transmeton kallxo.com.

Në lokalin e tij që gjendet në qytetin e Skenderajt, thotë se të gjitha makineritë i ka blerë përmes kredive dhe ndihmave.

Ai rrëfen se si emigrimi i njerëzve por edhe zhdukja e artizanatit, ia lanë në gjysmë dëshirën që këpucëtarinë t’ua lë trashëgimi dy djemve të tij.

“Edhe baba më ka punuar në këtë profesion. Unë e kam shkollën e mesme të kryer, nuk kam gjetë rrugë tjetër, përveç që të punoj në këtë zanat. Në të njëjtën rrugë, u mundova t’i fus edhe djemtë. Djali i madh s’deshi, pa i mbush 17 vjet ka dalë jashtë vendit, tjetri djalë në shkollë”, rrëfen ai.

Ai thotë se të rinjtë ndoshta nuk e dinë që ekziston një këpucari, duke shtuar i brengosur se artizanatët kanë filluar të zhduken.

Por ai ka edhe një mesazh për të rinjtë.

“Unë i kisha thanë çdo të riu, jo vetëm këpucëtar, nuk do të thotë mu bë këpucëtar, se më mirë me marrë një zanat se 1 mijë apo 2 mijë euro jashtë vendit. Se vjen dita jashtë veç llomitesh edhe i hup të gjitha. Unë po e shoh që i kam humb fëmijët, por nuk më kanë dëgjuar”, thotë Sylejmani.

Most Popular