Home Lajme Motra e dëshmorit – Ramiz Lladrovcit: Gjynah që je vëllai i Fehmisë

Motra e dëshmorit – Ramiz Lladrovcit: Gjynah që je vëllai i Fehmisë

Motra e dëshmorit Imer Alushani – Voglushi, është përgjigjur në letrën që Ramiz Lladrovci ia ka dërguar PDK-së, nga e cila ka kërkuar largimin masiv të të gjithë zyrtarëve të PDK-së, përveç vetes. Nazmije Alushani – Kamerolli, nëpërmes të rrjetit social facebook, ka thenë se fundi i Ramiz Lladrovcit po vjen dhe së në vjeshtë do të goditet “nga fuqia e popullit” dhe se më nuk do të mund të ngritet kurrë, transmeton vision-mega.

Ajo ka akuzuar Lladrovcin për ndarje të heronjëve dhe të dëshmorëve dhe se ka bërë shumë padrejtësi edhe për faktin se nuk i ka gjetur vend për shtatoren e vëllait të saj, pasi që Imer Alushani është i komunës së Drenasit, ka qenë trim dhe nuk e ka ditur çfarë është frika. Ajo thotë se Imeri e ka mbajtur vetem Gryken e Llapushnikut, derisa Ramiz Lladrovci dhe shumë të tjerë jepnin urdhëra nga ‘Rogner”-i në Tiranë.

“Shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe me juve në vjeshtë, të thyesh qafen njiherë e përgjithmonë nga komuna e Drenasit, bashkë me disa besnikë tu që i ke, që ta mbajnë fushaten sepse paguhen me para të majme, e qe besa janë majë dhe dhjamosur edhe ata që barku ju ka rënë te gjunjetë nga paratë e majme që i merr nga partia e Klanit Pronto.

Postimi i plotë:

Je njeriu numër nji që ke bërë padrejtësi edhe tek heronjtë e rënë, krenarë ulesh para bustit të vëllaut tëndë (lavdi i qoftë për jetë e mot atij trimi, që gjynah është që je vllau i tij, se ka hangër bukë në shtëpinë time në Gjermani), por a mendon se Imer Alushani se ka meritu bustin aty, ai është i komunës së Drenasit, ai është legjendë mbi legjenda, ai e mbajti gryken e Llapushnikut përderisa ju dhe shumë të tjerë jepnin urdhëra nga Rogneri, atije ja keni inatin dhe frikën edhe për së rëni, ishit ju që e kursyet bustin per të bëre padrejtësi të madhe, Zoti qoftë i pa drejtë me ty, sepse vetëm ato dy komuna që kanë mbetë peng i të korruptuarve dhe Prontos se kurrë votë në tjetër komunë nuk keni me pa me sy, sikur NISMA keni me mbetë, populli është vetëdijësu, nuk i han foret e juaja më, populli e din që nuk e rimëkëmbin ata që e qiten në të dy gjunjetë.

Ju e keni ndarë popullin, e keni përçarë, na i keni ndarë heronjtë e rënë, na i keni ndarë edhe ata në parti, por mos harro more zotni, se fuqia e popullit është e madhe, ajo e ka forcën e Meteorit, që kur të godet nuk mundesh me u ngritë kurrë në këmbët e tua”, ka shkruar motra e dëshmorit Imer Alushani, Nazmija.

Most Popular