Home Lajme Edhe një përgjigje për Ramiz Lladrovcin: S’e ke ruajt bastionin, të kanë...

Edhe një përgjigje për Ramiz Lladrovcin: S’e ke ruajt bastionin, të kanë ikë 40 për qind e elektoratit

Pas letrës që Ramiz Lladrovci ia ka dërguar PDK-së, ku në mes tjerash lavdërohet se në Drenas e ka ruajtur bastionin e PDK-së, përveç motres së dëshmorit Imer Alushani – Voglushi, ka reaguar edhe një qytetare, nëpërmes të rrjetit social facebook.

Shukrije Dubovci, ka shkruar se do ta votojë gjithmonë Partinë Demokratike, por asnjëherë ‘njerëzit e padijshëm”, sepse siç thotë ajo: ‘u bëm horë e një Kosovë po qesh me ne, thuajse ne jemi njerëz të dalur nga shpellat’, transmeton vision-mega.

Postimi i plotë:

“Komuna e Drenasit nuk e ka ruajtur bastionin e PDK-së për qeverisje të mire e as për qeverisje të mëherëshme e as aktuale, ne ende jemi një grup injorantësh që jemi të lidhur me emrin e PDK-së që nga themelimi i saj dhe jemi vërbuar e s’kemi dasht ta shoqim të keqen.

40 për qind e elektoratit të kanë ikë, a po e din a jo?! Asgjë s’keni humbë tash çka keni me humbë në zgjedhjet lokale (komunale). Unë personalisht kam me e votu vetën Partinë Demokratike e asnjë kandidat, boll më me njerëz të padijshëm, ui bëmë horë e një Kosovë e tërë po qesh me ne, thuajse ne jemi njerëz që kemi dale nga shpellat.

Me PDK-në gjithmonë e kurrë me njerëz që partinë e shohin vetëm si burim të parave për interesa personale”, ka shkruar ajo në rrjetin social facebook.

Most Popular