Home Lajme Në Nju Jork ndërron jetë veprimtari i shquar nga Skenderaj

Në Nju Jork ndërron jetë veprimtari i shquar nga Skenderaj

Ka vdekur në Amerikë, veprimtari shqiptar nga Vajniku I Skenderajt, Shaqir Gashi. I ndjeri Shaqir Gashi ishte nder veteranët e lobimit për çështjen Shqiptare në SHBA.

Gashi ishte bashkëthemelues dhe një nga mbështetësit vendimtarë financiarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe kongresistit Joe DioGuardi

Pjesëtar i grupit të ngushtë që udhëtoi me kongresistin Tom Lantos dhe ish-kongresistin Joe DioGuardi në Shqipëri në vitin 1990. Një udhëtim që veç të tjerash zbuloi për herë të parë në histori shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore.

Deri në ditët e fundit Shaqir Gashi nuk u dal së vepruari për çështjen Shqiptare.

Most Popular