Home A ka pasur vërtet më së shumti rënie dega e PDK në...

A ka pasur vërtet më së shumti rënie dega e PDK në Drenas?

Tani kur Ramiz Lladrovci i ka kërkuar  PDK-së që t’i largojë të gjithë kryetarët e degëve dhe kryesinë qendrore, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, qytetarët e komunës së Drenasit sigurojnë se më së shumti rënie ka pasur dega e PDK në Drenas. Për Këtë kanë treguar edhe zgjedhjet e fundit, pasi që fatkeqësisht as kryetari i degës, Sejdi Hoxha, nuk ka mundur të sigurojë vota të mjaftueshme për ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkuran vision-mega.  

Nga Drenasi vetëm Ferat Shala ka mbledhur vota të mjaftueshme, si dhe kandidati Petrit Hajdari. Për këtë humbje, fajësohet pikërisht Ramiz Lladrovci, i cili është përzier në degën e PDK-së dhe madje as nuk ka lejuar që të zgjedhet kryesia e degës, ndonëse zgjedhjet e brendshme kanë kaluar gati dy vjet. 

Anëtarë të kryesisë së degës së PDK në Drenas, në takimin e fundit të kryesisë kanë akuzuar Lladrovcin se e dëmtuar PDK në Drenas, ndërsa me veprimet e tij, shpesh edhe qesharake, ka humbur mbi 40 për qind të elektoratit.

Vlen të theksohet se në letrën që Lladrovci PDK-së ka reaguar një qytetare, Shukrije Dubovci, e cila drejpërdrejt e ka fajësuar Lladrovcin për humbjen e PDK-së, ka shkruar mes tjerash se se do ta votojë gjithmonë Partinë Demokratike, por asnjëherë ‘njerëzit e padijshëm”, sepse siç thotë ajo: ‘u bëm horë e një Kosovë po qesh me ne, thuajse ne jemi njerëz të dalur nga shpellat’. Ajo i thotë në gojë Lladrovcit se është ai që e ka humbur 40 për qind të elektoratit të komunës së Drenasit.

“Komuna e Drenasit nuk e ka ruajtur bastionin e PDK-së për qeverisje të mire e as për qeverisje të mëherëshme e as aktuale, ne ende jemi një grup injorantësh që jemi të lidhur me emrin e PDK-së që nga themelimi i saj dhe jemi vërbuar e s’kemi dasht ta shohim të keqen. 40 për qind e elektoratit të kanë ikë, a po e din a jo?! Asgjë s’keni humbë tash çka keni me humbë në zgjedhjet lokale (komunale). 

Unë personalisht kam me e votu vetën Partinë Demokratike e asnjë kandidat, boll më me njerëz të padijshëm, ui bëmë horë e një Kosovë e tërë po qesh me ne, thuajse ne jemi njerëz që kemi dale nga shpellat.

Me PDK-në gjithmonë e kurrë me njerëz që partinë e shohin vetëm si burim të parave për interesa personale”, ka thenë ajo.  

Most Popular