Home Sport Champions League, sonte nga ora 21:00

Champions League, sonte nga ora 21:00

Sonte rikthehet përsëri Champions League me dy super ndeshje ajo nnë mes, Atletico Madrid- Chelsea dhe Lazio-Bayern Munchen.


Atletico Madrid nuk e ka nisur si duhet muajin shkurt duke lëshuar pikë të vlefshme në La Liga, kurse në fazën e eleminimeve në Champions do të ndeshet me blutë e Londrës të cilët po ashtu nuk janë duke zhvilluar lojë stabile duke treguar se është ende në tranzicion të ekipit me transferimet e reja dhe skuadra ende nuk ka arritur formën e duhur. Andaj në këtë ndeshje mbetet për tu parë performanca në fushën e blertë pasi asnjëra nga skuadrat nuk mund të thuhet se është favorit.


Kurse ndeshja tjetër Lazio dhe Bayern, pritet të jetë një lojë e zjarrtë pasi të dyja skuadrat janë duke zhvilluar lojë të bukur pavarësisht rezultateve në lojët e fundit. Duke pasur parasysh formën e dy skuadrave favorit në këtë takim është skuadra bavareze, e cila do ta vendosë një hap në fazën tjetër pritet të shihet nga ora 21:00, ky fillojnë të dyja takimet.

Most Popular