Home Sport Devolli demanton presidentin e Drenicës: Nuk kam dhënë dorëheqje

Devolli demanton presidentin e Drenicës: Nuk kam dhënë dorëheqje

Bledar Devolli ka thenë se nuk ka ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit, pas rezultateve negative në sezonin pranveror.

Në të vertet, presidenti i klubit Ilir Veliqi të martën tha që Devolli ka dhënë dorëheqje por ajo nuk është pranuar nga kryesia.

“Jo nuk kam jepur dorëheqje. Ju duhet të pyesni presidentin çfarë ka deklaruar, unë po ju them që nuk kam dhënë dorëheqje” deklaroi Devolli për Indeksonline.

Pas barazimit me Besën, presidenti Ilir Veliqi është takuar me trajnerin shqiptar.

“Pas ndeshjes, jemi takuar, kam qenë unë personalisht aty, Devolli ka ofruar dorëheqje, por nuk pranuam. Ne trajnerit ia kemi plotësuar thuajse 80 përqind të kërkesave, dhe tani duhet të vijnë edhe rezultatet” deklaroi Veliqi për Zërin.

Pas 20 javësh, Drenica është e 9-ta në renditjen tabelare të Superligës me 20 pikë

Most Popular