Home Lajme Kaq vota mori gruaja e Rexhep Selimit në Aqarevë

Kaq vota mori gruaja e Rexhep Selimit në Aqarevë

Bashkëshortja e ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi është votuar edhe në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt, Shqipja ka arritur që të marrë 14 vota, nga 27 vota sa mori gjithsej VV’ja në këtë fshat.

E më shumë se Selimi, në Aqarevë u votua Vjosa Osmani (29), Glauk Konjufca (19) dhe Hysni Mehani (17).

Këto rezultate janë nga numërimi i votave nga formularët e publikuar nga KQZ’ja për dy vendvotime në fshatin Aqarevë.

Aktualisht Rexhep Selimi është duke u mbajtur në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Gruaja e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit e zuri vendin e bashkëshortit në listën e VV’së, duke marrë kështu numrin 10 në listë, që historikisht e mbante burri i saj.

VV’ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 47{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të votave pas numërimit të votave të përgjithshme.

Most Popular