Home Lajme Skenderaj/Në pritje të vaksinës

Skenderaj/Në pritje të vaksinës

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë deri te furnizimi me kontingjentin e parë të vaksinës kundër Covid-19, ashtu siç janë zotuar zyrtarët e lartë shtetëror, disa komuna të Kosovës kanë filluar përgatitjet për fushatën e vaksinimit të qytetarëve, shkruan Rajoni.

Ferizaj dhe Gjilani janë dy komunat e deritanishme që kanë ftuar qytetarët të regjistrohen për marrjen e dozës së parë të vaksinës.

Ndërkaq komuna e Skenderajt ende nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.

I pyetur nga Rajoni, lidhur me planin operativ kundër Covid-19, përkatësisht regjistrimin e qytetarëve për të marrë dozën e vaksinës, drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Ibush Hetemi, ka thënë se në këtë komunë ende nuk ka filluar asgjë.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se është Ministria e Shëndetësisë ajo që bën planin operativ të fushatës së vaksinimit.

Kësisoj, Kosova ka nënshkruar kontratë me kompaninë COVAX, për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, dhe deklaratat e fundit të zyrtarëve shtetëror, bëjnë të ditur se në javën e parë të muajit mars pritet të arrijnë dozat e parë të vaksinës AstraZeneca.

Most Popular