Home Sport Atalanta, befasia e Champions League? City favorit

Atalanta, befasia e Champions League? City favorit

Sonte do të jenë përsëri dy takime në kuadër të Champions League, ajo në mes Atalanta-Real Madrid dhe Borusssia Monchengladbach-Manchester City.


Skuadra nga Bergamo pret në shtëpi Los Blancos nga Madridi, Atalanta është duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe shihet pak më shumë favorit përkundër formës të mirë në të cilën janë kthyer madrilienët. Atalanta për herë të parë në historinë e saj është duke lujatur në të 16-tat e finales dhe me formën që po tregon mund të jetë befasia e këtij viti në Champions.

Kurse Borussia pret në shtëpi skuadrën nga Manchesteri e cila nuk njeh humbje në 25 ndeshje nga të gjitha kompeticionet dhe është edhe nga pretendetët kryesorë për titullin e madh, kurse gjermanët janë në krizë të rezultateve pozitive dhe kanë rënje në përformancen e tyre.
Të dyja takimet fillojnë nga ora 21:00.

Most Popular