Home Lajme “Miku i Hashim Thaçit ftohet nga Gjykata Sepciale”?

“Miku i Hashim Thaçit ftohet nga Gjykata Sepciale”?

Milaim Zeka, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë, gazetarit të njohur Baton Haxhiu, shkruan Gazeta Infokus.

Zeka ka shkruar se Baton Haxhiu është thirru në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për pengim dhe ndërhyrje në drejtësi.

“Baton Haxhiu eshte ftuar nga Gjykata Speciale. Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtësi”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Zeka ka deklaruar se Haxhiu ka ndërhyrë në procesin e Gjykatës duke publikuar emrat e dëshmitarëve potencialë.

“Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me veprat e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat”, është shprehur ai./Gazeta Infokus/

Baton Haxhiu: Hashim Thaçi dha urdhër të prerë për arrestimin e Gjuriqit -  Gazeta Projekti

Most Popular