Home Lajme Prangosen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Prangosen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësis.

Sipas raportimeve të mediave, arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

Lajmin për bastisjen në këtë ministri e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK’së, derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, poashtu nga kjo parti.

Most Popular