Home Lajme Visar Duriqi ja çka tha në debatin e mbrëmshëm

Visar Duriqi ja çka tha në debatin e mbrëmshëm

Gazetari Visar Duriqi mbrëmë është rrahur para baneses se tij .

Duriqi në këtë debat tha se operacioni kishte filluar në dhjetor dhe se intervenimi i policisë ka qenë i pashmangshëm për shkak se ka ekzistuar mundësia që të zhduken provat.

“Operacioni ka nisë në fillim të dhjetorit, ka nis me ankesa që supozohet që janë të bëra nga viktimat, pra ka nis që disa muaj. Persona që dyshohen kanë mund ato prova t’i lëvizin në një vend tjetër, kështu që ndërhyrja ka qenë e pashmangshme për shkak se të dyshuarit mund t’i lëviznin paratë në një vend, ku policia do ta kishte të vështirë t’i gjente pastaj”, ka thënë ai.

Tutje, Duriqi në këtë emision ka theksuar se mënyra se si shpërndahen subvencionet nga Ministria e Bujqësisë është e bërë gabimisht.

“Është bërë si model për me manipulu sepse ato jepen prej një komisionin, por nëse të refuzohet ti prap duhet bërë ankesë te i njëjti komision. Mënyra se si është ndërtuar ka lënë hapësirë për manipulu dhe mos-transparencë dhe ryshfet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Vetingun në drejtësi si dhe për rastin e gylenistëve.

Most Popular