Home Lajme Më në fund reagon Albin Kurti për rastin ndaj gazetarit Duriqi, ia...

Më në fund reagon Albin Kurti për rastin ndaj gazetarit Duriqi, ia lë fajin qeverisë Hoti

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka reaguar për sulmin që iu bë gazetarit Visar Duriqi natën e mbrëmshme.

Kurti nuk e ka lënë pa u marrë pak me qeverinë aktuale të Kosovës duke thënë se përveç rekordeve të kqija, po u shton edhe probleme me rendin publik, shkruan lajmi.net.

Kurti gjithashtu ka thënë se qeveria e ardhshme e ka mision ruajtjen e demokracisë dhe fjalës së lirë.

Ai ka bërë thirrje te forcat e rendit që të zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Ky është postimi i tij:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik.

Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Most Popular