Home Lajme Bashkëshortja e Fatmir Sejdiut është njëra nga femrat e prangosura në aferën...

Bashkëshortja e Fatmir Sejdiut është njëra nga femrat e prangosura në aferën e subvencioneve

Nuk bëhet fjalë për ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun. Fjala është për njeriun që ruajti shpinën e ish- kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Ani se shefi i tij gjendet në Hagë, Sejdiu nuk mbeti pa punë, pasi tani ai është trupëroje e kryetarit aktual të partisë, Enver Hoxhajt, shkruan Syri Kosova. 

11 persona janë prangosur gjatë ditës së djeshme nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë si dhe disa lokacione tjera.

Personat e ndaluar nga policia dyshohen për manipulime të dokumentacionit kadastral që lidhen me veprat penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Në mesin e të arrestuarave është edhe një ish-gazetare, tani zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë.

Bëhet fjalë për Kastriote Bajrami-Sejdiu, e cila qe disa vite është pjesë në dikasteret të Bujqësisë.

Syri.net Kosova, mëson poashtu se burri i Bajrami-Sejdiut, është Fatmir Sejdiu ish-truproja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, tani trupëroje e kryetarit Enver Hoxhaj.

Ndryshe, Kastriotja nuk ishte femra e vetme aty mbeti e prangosur edhe Adushe Ukshini, nga Gjilani për të njejtat dyshime.

Most Popular