Home Lajme "Subvensioni 2021": A po kontrollohen grantet per keqperdorime në bujqësi edhe ne...

“Subvensioni 2021”: A po kontrollohen grantet per keqperdorime në bujqësi edhe ne Skenderaj e Drenas?

12 zyrtarë të Ministisë së Bujqësisë janë ndaluar dhe 400 mijë euro janë konfiskuar gjatë ditës së mërkurë, gjatë një aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe bastisjet në shtëpi të të dyshuarve. Të prangosurit akuzohen për manipulim të granteve në Bujqësi. Përveç në Ministrinë e Bujqësisë, aksion të Policisë ka pasur edhe në disa komuna të Kosovës, Istog, Gjilan, Lipjan.

Burime të Vision Mega thonë se Prokuroria është duke hetuar në Drenas dhe Skenderaj. Në Drenas këto burime përmendin emrin e një të ndaluari, kurse në Skenderaj ka vetëm fjalë se mund të këtë zhvillime të ngjajshmë qe lidhen me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës për aferën me grante në bujqësi./Rajoni

Most Popular