Home Magazina Romeo Veshaj e harron Jonidën, fillon lidhjën me vajzën e ministrit

Romeo Veshaj e harron Jonidën, fillon lidhjën me vajzën e ministrit

U bënë disa ditë që mediat online po shkruajnë për një lidhje të re dashurie që, me sa duket, ka nisur mes aktorit Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshit. Ndonëse askush prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, dyshimet u shtuan më shumë pasi vajza e ministrit Niko Peleshi dhe aktori i njohur i humorit postuan në llogaritë e tyre foto nga i njëjti ambient.

Po ashtu, si për të ngacmuar ndjekësit në rrjet, Aleksia postoi edhe disa story në shtëpi, ku mund të dallohej lehtësisht edhe Romeo.

Së fundi, burime për iconstyle.al, kanë mësuar se Romeo dhe Aleksia jo vetëm që po e shijojnë në privatësi romancën e tyre prej disa muajsh, po tashmë kanë nisur edhe të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Most Popular