Home Magazina Arbërije Prenaj dikur prezantonte lajmet, ndërkaq sot doktoreshë e njohur

Arbërije Prenaj dikur prezantonte lajmet, ndërkaq sot doktoreshë e njohur

Dikur prezantuesja më e njohur e më e pëlqyer e edicioneve të lajmeve, por më nuk është pjesë e botës së ekranit. Është fjala për Arbërije Prenaj-Zeneli.

Prenaj-Zeneli me profesion është ortodonte, por dikur ka qenë prezantuese e lajmeve në Kohavision. Diku rreth viteve 2003-2007 pothuajse çdo ditë në terminet e orës 17, 19 e 23 lajmet prezantoheshin nga ajo, shkruan “Kosovarja”.

Figura e Arbërijes ishte bërë shumë familjare për shikuesit e televizionit, të cilët e pëlqenin paraqitjen dhe mënyrën se si ajo I transmetonte lajmet tek shikuesit.

Arbërija, tani ushtron profesionin e saj si Specialiste e Ortodoncisë, ku edhe I shkon shumë mirë. Përveçse profesioniste e zonja, ajo është bashkëshorte dhe nënë e lumtur.

Most Popular