Home Uncategorized Qytetarët e Drenasit për inat të Ramiz Lladrovcit votuan kandidatët e PDK-së...

Qytetarët e Drenasit për inat të Ramiz Lladrovcit votuan kandidatët e PDK-së nga Skenderaj

Gjashtë kandidate të PDK-së të komunës së Skenderajt kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës që ka dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, derisa në Drenas mendojnë se ata kanë marrë më shumë vota në komunën e Drenasit se në komunën e Skenderajt, falë Ramiz Lladrovcit.

Ata e fajësojnë Ramiz Lladovcin për atë thirrjen qytetarëve të kësaj komune që të mos i votojnë kandidatët e Skenderaj dhe bash ‘për inat të tij’ qytetarët i kanë votuar ata.

Në një letër dërguar Vision Mega, ata kanë shkruar se nëpër Komaran po këndohet një këngë sipas të cilës kandidatët e Skenderajt duhet ta falënderojnë Ramizin që u siguroi shumë vota në komunën e Drenasit.

“Mu në momentin më të duhur të fushatës, në një tubim në Drenas, kryetari i Drenasit, duke vepruar në mënyrë të jashtëligjshme, u bëri thirrje zgjedhësve që mos të votojnë kandidatët e së njëjtës parti nga Skënderaj, sikur nuk ka erë se sistemi ynë për zgjedhje të përgjithshme është me një njësi zgjedhore. Mirëpo, Sami Lushtaku si kryetar i Degës së PDK-së në Skënderaj duhet ta ‘falënderojë’ Ramizin që me atë thirrje ju siguroi qindra vota secilit kandidat nga Skënderaj në kutitë e votimit në komunën e Drenasit! Kjo si përgjigje e qytetarëve të Drenasit që ishte e kundërt me qëndrimin e të parit të komunës së tyre. A nuk flasin këto shifra të larta më shumë se gjithçka që qytetarët e tij nuk janë me Mizin!? Këtë do t’ia thonë edhe në zgjedhjet lokale sigurisht. Po dikush është i vonë për të marrë vesh sa është ora! Zotri Sami, jepi së paku një flm Mizit për argatin e fortë që ua bëri në këto zgjedhje, kur vetëm 1 apo eventualisht 2 kandidatë nga Drenasi mund të bëhen deputet, përkundër shumëfish nga ata të Skënderajt! Bumerangu është bumerang, o Ramiz, e forca kurrë nuk e bën fuqinë, matematikan a fizicient yni gjysëmabalfabet, sepse shkollimi superior nuk bëhet me kërcnime!”, kanë shkruar ata.

Most Popular