Home Lajme Parashikimi i motit për sot dhe javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë javës së ardhshme në vend, raporton Express.

Sipas PË, nga e diela do të jetë më ftohtë, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell. Ndërkohë, në pjesën e dytë të javës së ardhshme temperaturat do të jenë sërish në rritje.

28.02 – Më ftohtë.  Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellët, me erë dhe me diell.

1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare.

2.03 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica të lehta.

3.03 – Kthjellët dhe me diell.  Ditën më butë.

Temperaturat pësojnë rënie, minimalet të hënën edhe deri në -2C, e maksimalet nga 16C të shtunën, zbresin në 7C ditën e diel, e javën e ardhshme me tendencë të rritjes graduale.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.

Shtypja atmosferike pëson një rënie ditën e shtunë, megjithëse mbetet mbi vlera normale, e nga dita e diel shënon rritje lartë mbi vlera normale.

Most Popular