Home Lajme Skenderaj/Prishet shtrati i lumit Klina

Skenderaj/Prishet shtrati i lumit Klina

Shirat që na përcollën javëve të kaluara si duket përpos vërshimeve dhe dëmeve që kanë shkaktuar, kanë vënë në pahë edhe punën në shtratin e lumit Klina në komunën tonë.


Në rregullimin dhe zgjerimin e këtij shtrati është premtuar një punë serioze dhe e fortë por që natyra e bëri që të dëshmohet sa e fortë dhe sa mirë është punuar në këtë projekt, kjo pasi që pas rënies së nivelit të ujit është zbuluar edhe puna e bërë, ku pjesa e shtratit e cila përshkon nëpër parkun “Idriz Rreci”, në disa pjesë ka pësuar qarje dhe në disa vende pjesa mbrojtëse është shkëputur dhe e ka rrëmbyer uji, shkruan rajoni.org.


Deri më tani nga asnjë organ kompetent nuk është dhënë ndonjë lajmërim ose informatë lidhur me këtë rast.


Më poshtë mund të shihni disa foto që ka siguruar rajoni.

Most Popular