Home Sport Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje, Drita-Besa dhe Llapi-Ballkani

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje, Drita-Besa dhe Llapi-Ballkani

Xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës do sjellë dy ndeshje interesante.

Fjala bëhet për ndeshjet, Drita-Besa dhe Llapi-Ballkani, transmeton lajmi.net.

Drita do kërkojë të rikthehet në vendin e parë pas dy humbjeve rresht nga Prishtina dhe Trepça, gjilanasit gjenden në pozitën e tretë me 44 pikë.

Besa po vuan këtë sezon, ata gjenden në pozitën e fundit me shtatë pikë.

Në anën tjetër, Ballkani kërkon të ruajë kreun në një ndeshje në udhëtim ndaj KF Llapit, një skuadër tejet e papërshtatshme e cila ka bërë përforcime në afatin kalimtar dimëror.

Ballkani gjendet në pozitën e parë me 45 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 44 dhe Drita 44.

KF Llapi gjendet në pozitën e tetë me 23 pikë, llapjanët e humbën ndeshjen e fundit ndaj Trepçës 89’.

Most Popular