Home Historia e dashurisë e presidentit të Amerikës dhe zonjës së parë

Historia e dashurisë e presidentit të Amerikës dhe zonjës së parë

“Nëse nuk do të isha divorcuar, nuk do ta kisha takuar kurrë Joe dhe nuk do të kisha familjen e bukur që kam tani”. Kështu e ka nisur Jill Biden intervistën e saj të parë si ‘First Lady’ e ftuar në Kelly Clarkson Shoë duke kujtuar se e ëma i thoshte gjithmonë “Gjërat do të jenë më mirë nesër nëse di të jetosh të sotmen”.

Një këshillë që Jill Biden e zbatoi që nga fillimi i historisë së saj me Joe Biden, kur e njohur për herë të parë në Mars të vitit 1975. Në kohën e atij takim të organizuar nga vëllai i Joe, pak gjëra dukej se bashkonin studenten e letërsisë angleze në Universitetin e Delaëare me avokatin dhe senatorin amerikan, por me gjak irlandez. Me një martesë të dështuar mbi shpatulla dhe dëshirën për të rindërtuar një jetë të re duke investuar në karrierën e saj, Jill nuk ishte ende e gatshme të merrte përgjegjësinë e tragjedisë familjare të Joe, i cili kishte mbetur vetëm dhe duhet të rriste dy fëmijët e tij Beau 7 vjeç dhe Hunter 6, pas vdekjes në një aksident automobilistik të gruas së tij Neilla dhe vajzës së vogël Naomi, vetëm një vjeç.

Pavarësisht kësaj, të dy e pëlqyen njëri-tjetrin që në fillim dhe pas një marrëdhënieje 2-vjeçare dhe pesë propozimeve për martesë nga Joe, siç tregonte Jill në vitin 2019, në kujtimet e saj ‘Ku hyn drita’, më 17 qrshor të vitit 1977 në Neë York, erdhi ‘Po’-ja e shumëpritur. Sot, 46 vite pas takimit të tyre të parë, Jill dhe Joe janë ende një çift shumë i bashkuar dhe të tillë janë si në gëzime, ashtu edhe në vështirësi, të cilat nuk kanë munguar kurrë: Që nga dështimi i fushatës elektorale të vitit 1988, tek problemet shëndetësore të burrit të saj, deri tek fatkeqësia e të birit, Beau Biden i cili vdiq nga një tumor në tru në vitin 2015, vetëm 45 vjeç. Edhe tashmë që impenjimet institucionale i mbajnë të distancuar, Jill kujton se ekziston një lloj rregulli i pashkruar midis tyre që i ndihmon të mbajnë marrëdhënien gjallë, edhe pas gati gjysmë shekulli të historisë së dashurisë së tyre.

Në intervistën me Kelly Clarkson më 25 shkurt, xhiruar brenda Shtëpisë së Bardhë, Jill i rrëfeu asaj një ritual intim dhe privat që të dy sforcohen ta ruajnë, pavarësisht angazhimeve të shumta të punës së të dyve. “Joe është shumë i zënë, unë gjithashtu, e megjithë këtë, ne vazhdojmë të hamë darkë së bashku”, rrëfeu zonja e parë e cila më pas sqaroi se ‘telefonat duhet të jenë të fikur mbi tryezë’: një rregull që u lejon atyre të shijon çdo mbrëmje një moment intimiteti abolut. Në fakt, çifti presidencial i ndarë mes takimeve institucionale për presidentitn dhe punës së mësues për zonjën e parë, nuk ka hequr dorë nga takimi në mbrëmje para oxhakut. ‘Ne ulemi, bisedojmë për disa momente, pastaj Joe dueht të kthehet për të punuar për një pjesë tjetër të natës dhe unë për të korrigjuar detyrat e studentëve të mi’, ka shpjeguar Jill Biden.

Zonja e Parë është gjithashtu e lidhur shumë me traditat familjare dhe një takim që nuk humbet në familjen Biden është ai i darkës së të dielës. Fëmijët mezi e presin këtë momentë dhe në shtëpinë e tyre shtrimi i tavolinës është transmetuar tani tek nipërit dhe mbesat. Ajo shpreson që një ditë do të jenë fëmijët ata që do të mbajnë gjallë traditën dhe gjithë familjen së bashku.

Most Popular