Home Lajme Përgjigje Komunës së Drenasit: Kompania “Milazim Shala” e lidhur direkt me Ramiz...

Përgjigje Komunës së Drenasit: Kompania “Milazim Shala” e lidhur direkt me Ramiz Lladrovcin

Gazeta IndeksDrenica dhe menaxheri i saj i janë përgjigjur Ramiz Lladrovcit, i cili ka reaguar në një shkrim të këtij të fundit lidhur me dështimin e prjektit të ujërave të zeza në Baicë.

Paska reagu komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Kim Jong Lladrovci lidhur me

shkrimin tim të bërë disa ditë më parë për punimet jo të mira nga kompani të privilegjuara në Drenas.

Besa më paskan quajtur “qytetar të pandërgjegjshëm”, garant vlerësimin Komuna e Drenasit e bën varësisht sa i gjindshëm është të përfitojë nga fondet publike si hajnia nëpër tendera apo fondet të dedikuara për luftën e lavdishme të UÇK-së si fondi ‘Vendlindja Thërret’.

Reagimi i tyre paska ra në kundërshtim me vetën, po thotë që kemi reagu për këtë por në të njejtën kohë kjo kompani në vend që të denohej ka marrë mbi 20 tenderë nga Komuna e Drenasit pavarësisht se edhe nga vet reagimi i Komunës e kanë pohuar që nuk është punuar mirë.

Për çudi kompania në fjalë është nënkontraktore edhe e kompanisë së familjarëve të Lladrovcit në “Ferronikel” kontrata këto afro milionëshe të marra nga kompania e familjarëve të doktorit në fjalë që për çudi udhëheq edhe me Komunën e Drenasit!

Për çudi vërejtje më nuk ka pas nga Lladrovci për Ferronikelin, bile në një debat i njejti arsyeton “Ferronikelin” se nuk po e ndotë ambientin por “era po e bartë edhe pluhurin e KEK-ut në Drenas” çasje kjo e çuditshme pasi mori kontratë afro milionëshe nga ‘Ferronikel’, e që si nënkontraktor ka kompaninën që e raportuam se nuk iu ka përmbajtur paramasës së projektit të kanalizimit në Lagjën Vrellaku në Baicë.

Grydar, papërgjegjshmëria është përshkrimi më i mirë për ju, është nocioni juaj. Juve duhet me jau arrestu ata profesorë që ua kanë dhënë titullin “doktor shkence”, se lërë më po qe se do të kishte prokurori të mirëfilltë vendi juaj nuk do të ishte shtëpia luksoze me pishina por do të ishte ‘Dubrava Resort’.

Kryetari Ramiz Lladrovci ka reaguar në faqën e komunës të Drenasit lidhje me shqetësimet e banorëve për keqpërdorimin e parasë publike me kompaninë ‘Milazim Shala’, kompani e lidhur me kryetarin Lladrvci.

Foto 1 e shfaqur nga faqja e komunës, ku sipas pamjes është SN 8, kurse foto 2 dhe 3 janë fotot e banorëve të shqetësuar, që është SN4, material më i dobët sesa ai që komuna e ka paguar. Kjo i bjen që kryetari Lladrovci, shfaqi një mashtrim në faqen e Komunës.

Me 14 tetor 2020, po kjo faqe e komunës ka treguar për problemet e njëjta i ka shkëputur kontratën një kompanie tjetër komuna e Drenasit, dhe ajo kompani nuk është shpërblyer më me kontratë nga Komuna e Drenasit. Komopania ER COM ka qenë pronë e Ramiz Lladrovcit dhe vëllait të tij, por pasi është bërë kryetar i komunës, figuron vetëm vëllai i tij. Kjo kompani ka kontraktuar punë me tendera në Ferronikel me vlera milionëshe, dhe bashkëpunon me kompaninë ‘Milazim Shala’, për të cilën kompani, kanë ngritur shqetësim qytetarët.

Kryetari Lladrovci, është duke punuar me standarde të dyfishta, duke i shkëputur kontratën një kompanie dhe duke mos e shpërblyer me kontratë më, kurse me kompaninë ‘Milazim Shala’ me pronar Faton Shala, e cila ka dalë edhe në media si përfituese e shumicës së tenderëve në Drenas, duke mos i shkëputur kontratën dhe duke e shpërblyer me tenderë tjerë dhe sidomos duke bashkëpunuar në tenderin milionësh me vëllain e tij në ‘Ferronikël’. Përveç mashtrimit në opinion, kryetari Lladovci duke marrë tenderin milionë, përmes vëllait të tij, qytetarët që kanë probleme me pronat dhe ndotje të ajrit, ku ka ngordhje edhe të shpezëve nga ndotja e ajrit, nuk mund të ngrisin shqetësimin tek kryetari Lladrovci, sepse nuk mundet kryetari të ketë tendera milionësh në ferronikël dhe njëkohësisht t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve.

Këto pretendime dhe këto fakte janë për organet e drejtësisë, që të hetohet për dyshimet e ngritura për kto keqpërdorime.

Për këtë arsye kërkoj nga organet e drejtësisë që këtë keqpërdorim të kompanisë “Milazim Shala” nënkontraktor i kompanisë së Ramiz Lladrovcit në “Ferronikel”, kompania kampion në Komunën e Drenasit për marrjen e tenderave, ku ka marrë mbi 20 tenderë për një vit, që njëkohësisht kjo firmë ka blerë mjete pune nga kompania e Ramiz Lladrovcit, të hetohet për kurdisje të tenderëve në Komunën e Drenasit pasi ka lidhje direkt me kryetarin Lladrovci. Komuna e Drenasit ka paguar gypa të kualitetit SN 8, (me ngjyrë të verdhë) kurse mbi 70 për qind janë ngjitur në teren SN 4 (të paraqitur me ngjyrë të kaltër) që është kualitet shumë i dobët dhe pakrahasimisht më i lirë pavarësisht se në paramasë është paguar si SN 8. Materiali që duhej hedhur mbi këta gypa ishte dashur të hedhej zallë i imët edhe në këtë rast nuk ka ndodhur sepse është hedhur zallë i trashë.

Ky keqpërdorim ka ndodhur në Lagjën Vrellaku në Baicë. Hajnia ka emër!”, thuhet mes tjerash në reagimin e IndeksDrenica dhe Avdyl Mziu.

Most Popular