Home Lajme Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

08:00U.d. presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë) 

09:50Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj,  pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. (Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë)

10:00Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencën për medie, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj. (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan)

12:00“Naša Inicijativa” organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Parlament. Marshi fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Kuvendi. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)

Most Popular