Home Lajme NATO "blindon" Shqipërinë

NATO “blindon” Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë herë i kanë bërë dhuratë dhurimin e 29 automjeteve që konsiderohen ndër më të mirat për terrenet e Shqipërisë, për shkak të lëvizshmërisë së lartë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ndërsa thekson se këto mjete do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake dhe ndërveprimin e saj me NATO-n. n “Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë mbërritën në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhuratë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.”, njofton ambasada e SHBA

Ndërsa në Durrës prej ditësh ka shtim të forcave të armatosura pëe faktin se kanë filluar të mbërrijnë shumë mjete, në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-së në muajin maj të këtij viti në Shqipëri-raporton Top News.

Most Popular