Home Lajme Aplikacioni që tregon cilësin e ajrit në Kosovë

Aplikacioni që tregon cilësin e ajrit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se tani mund të shikohet cilësia e ajrit në Kosovë përmes një aplikacioni ose përmes portalit shtetërorë, ku personat të cilët praktikojnë ecjen, vrapin ose aktivitete tjera për probleme shëndetësore tani mund të shikojnë cilësin e ajrit për aktivitetet e tyre.

Ky është njoftimi i plotë në faqen e tyre në facebook:

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit https://airqualitykosova.rks-gov.net/.

Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotun!

Most Popular