Home Sport Bayerni nuk e mendon blerjen e Haaland, ja arsyeja

Bayerni nuk e mendon blerjen e Haaland, ja arsyeja

Bayern Munich nuk është duke konsideruar transferimin e sulmuesit Erling Haaland. Norvegjezi është duke shkëlqyer te Dortmund, duke u kërkuar nga top gjigantët evropianë. Mirëpo, “Bavarezët” nuk janë të interesuar shkaku i sulmuesit Robert Lewandowski.

Sipas Sport Bild, Bayern është në dijeni që Haaland nuk do ishte i lumtur me rolin e alternativës, derisa polaku vazhdon të jetë i paprekshëm në pozitën e tij. Pra, sa të jetë Lewandowski në skuadër, Bayern nuk do konsiderojë transferimin e Haaland.

Kontrata e Lewandowski skadon në vitin 2023, derisa Haaland ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022. Shtuar më 03/03/20

Most Popular