Home Lajme Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

10:00
Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

10:00
Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma “Zoom”)

10:30
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për medie, lidhur me situatën me Covid-19. (Objekti i Komunës, Gjilan)

11:00
Ministria e Kulturës shpërndan libra të botuar dhe të blerë për të gjitha bibliotekat komunale. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

Most Popular