Home Magazina S'do ta besoni kurrë sa vjeç mbush sot, Leonora Jakupi

S’do ta besoni kurrë sa vjeç mbush sot, Leonora Jakupi

Prej vitesh në skenën muzikore shqiptare, Leonora Jakupi i ka dhuruar publikut hite të paharrueshme.

Pavarësisht se ka shumë vite karrierë dhe e kemi parë në ekran që në adoleshencë, pamja e këngëtares e ka fshehur gjithmonë moshën e saj të vërtetë. Ditën e sotme, këngëtarja feston 42 vjetorin e lindjes dhe urimet nga fansat dhe miqtë e saj më të mirë nuk kanë munguar.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga urimet e këndshme që ka marrë nga ta. Kujtojmë që këngëtarja ka konfirmuar pak kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por duke e mbajtur partnerin larg vëmendjes së publikut.

Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore, kënga më e fundit e saj ishte “Lul Luj” publikuar tre muaj më parë.

Most Popular