Home Lajme A do të ketë masa të reja Anti Covid në Kosovë

A do të ketë masa të reja Anti Covid në Kosovë

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, do të mblidhet sot për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.

Ka disa ditë në media që po raportohet se do të ketë shtim të masave dhe rrjedhimisht edhe kufizim të lëvizjes.

Megjithatë, burime të Express’it në Komitet kanë thënë se gjendja me pandeminë është e menaxhueshme andaj e shohin të panevojshme kufizimin e lëvizjes.

Ky burim ka thënë se mund të mos ketë as masa tjera shtesë, por që kjo mbetet të shihet sot.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se masat aktuale mund ta ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK ka apeluar te qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.

Përndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave, derisa kanë paralajmëruar protesta për të hënën.

Most Popular