HomeLajmeGrenell përsëri me një shkrim për liderin e VV-së: Pse Albin Kurti...

Grenell përsëri me një shkrim për liderin e VV-së: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Grenell në Twitter ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku kryetari i Vetëvendosjes (VV’së) thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell në postimin e tij.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Grenell shkruan për Kurtin në profilin e tij, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe ditëve të kaluara. Ai madje e ka quajtur liderin e VV’së edhe person që është kundër Amerikës.

Më poshtë keni postimin e tij.

Most Popular